Ermal Hasimja ka deklaruar mbrëmjen e sotme se opozita duhet të bashkëpunojë dhe të koordinojë veprimet për të krijuar një front të përbashkët kundër qeverisjes aktuale.
I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Hasimja u shpreh se e vetmja zgjidhje e arsyeshme logjike, sipas tij, është që të ketë një lloj bashkëpunimi, një lloj koordinimi mes forcave opozitare.
Hasimja theksoi se partitë opozitare dhe protesta duhet të gjejnë pika të përbashkëta bashkëpunimi, duke lënë për një moment të dytë dallimet dhe konkurrencën mes tyre.
“Problemi kryesor i njerëzve sot nuk janë dallimet ideologjike ose dallimet programore, por është kjo emergjencë kombëtare që ekziston me qeverisjen.”-përfundon Hasimja.














