
Trump përmend “antipatinë e madhe ndaj Israelit” mes votuesve amerikanë, luftën me Iranin dhe rritjen e çmimeve të karburanteve si faktorët kryesorë që qëndruan pas fitores vendimtare të demokratëve në zgjedhjet afatmesme.
Presidenti Donald Trump diskutoi humbjen e thellë të republikanëve në zgjedhjet afatmesme në një intervistë të re për emisionin “60 Minutes”, e para intervistë e tij e drejtpërdrejtë që prej zgjedhjeve.
“Dhe ekziston një antipati e madhe, çuditërisht e madhe, ndaj Izraelit. Duket se ka një mospëlqim ndaj Izraelit. Pra, kemi këtë faktor, kemi vetë luftën, kemi çmimet e karburanteve dhe mendoj se këto janë arsyet kryesore. Dhe, e dini, MAGA-n dhe mua gjithmonë më ka interesuar të qëndroj larg luftërave. Unë kam mbyllur tetë luftëra”, tha shefi i Shtëpisë së Bardhë.
Gazetari: Pra, tani që zgjedhjet afatmesme kanë përfunduar, nuk do ta përshkallëzoni luftën me Iranin?
Trump: Epo, nuk kam ndërmend ta bëj këtë. Nuk mendoj se ka ndonjë arsye për ta bërë.
Gazetari: Ata ende kanë material bërthamor, apo jo?
Trump: Ata nuk kanë asgjë. Ai është i groposur nën mijëra tonë shkëmbinj.
Gazetari: Atëherë, si do të përfundojë çështja me ta? Cila është marrëveshja që do të mundësojë rihapjen e Ngushticës së Hormuzit?
Trump: Marrëveshja… Jo, jo, ngushtica është e hapur.
Gazetari: Por anijet që kalojnë nëpër të shoqërohen nga një prani e madhe ushtarake amerikane. Si do të arrijmë një marrëveshje që do ta largojë këtë prani ushtarake?
Trump: Në fund të gjithë kësaj, nuk do të jetë shumë e kushtueshme. Ato vende që kemi mbrojtur do të na rimbursojnë të gjitha shpenzimet që kemi pasur për këtë luftë, sepse pa ne ato nuk do të ekzistonin. Pa ne, Izraeli nuk do të ekzistonte.