Më shumë se 400,000 rusë janë vrarë duke luftuar në Ukrainë që kur Moska nisi pushtimin e saj në shkallë të gjerë pothuajse pesë vjet më parë. Shifrat u zbuluan nga një sulm kibernetik ndaj agjencisë ruse të statistikave, Rosstat, që nxori në pah dokumente konfidenciale. Informacioni, i siguruar nga grupi bjellorus i hakerëve Cyber Partisans dhe grupi ukrainas Silent Crow, përmban më shumë se 11 milionë certifikata vdekjeje, duke përfshirë detaje mbi moshën e tyre, vendbanimin dhe vendndodhjen e vdekjes. Sipas të dhënave të publikuara nga “The Guardian”, më shumë se 400 mijë certifikata vdekjeje lidhen në mënyrë eksplicite me luftën, qoftë përmes kodeve zyrtare të shkakut të vdekjes ose referencave të shkruara për luftime dhe operacione ushtarake. Këto shifra zbulojnë koston tronditëse njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila nuk ka asnjë fund në horizont, pavarësisht nga një raund i ri bisedimesh paqeje që pritet të zhvillohen në Abu Dhabi këtë javë.