Për herë të pestë brenda një muaji diskutohet në koferencën e shtypit të zëdhënësit të qeverisë çështja e pensioneve të emigrantëve shqiptarë dhe ligji i padrejtë që nuk njeh shumë vite të tyre të punës. Ka qënë përsëri gazetari I njohur I majtë Chris Avramidhis që ka pyetur zëdhënësin e qeverisë Pavlos Marinakis, duke I lexuar mesazhin e nje emigranteje shqiptare të quajtur Mirela , e cila me një mesazh shpjegon se babai I saj që merr vetëm 230 euro pension nuk mund të bëjë dot as edhe nje skaner me këto lekë dhe se ai, si shumë të tjerë kanë punuar aq shumë për të siguruar jetesën,por nuk mund të marrin pension të plotë. Duke marrë shkas nga kjo letër gazetari në fjalë ka pyetur zëdhënësin në se ka sot ndonjë përgjigje , në se do të shkëputet shuma e pensionit kombëtar nga ligji për vitet e qëndrimit në vend dhe në se do të ndyshohet kjo dispozitë raciste.