
Prokurorët në Paraguaj po shqyrtojnë përdorimin e eksplozivëve për të hapur një kasafortë të fshehtë, të zbuluar në vilën luksoze të pushimeve të ish-presidentit Santiago Peña, me vlerë rreth 2 milionë dollarë.
Ideja për përdorimin e eksplozivëve u hodh pasi hetuesit nuk arritën të kapërcenin një derë të dytë sigurie gjatë bastisjes së pronës, në kuadër të hetimeve për kolapsin e Ueno Bank.
Kasaforta u zbulua të dielën, e fshehur pas një muri fals në vilën e Peña-s në San Bernardino, rreth 48 kilometra nga kryeqyteti Asunción.
Prokurori Christian Benítez bëri të ditur se grupi hetimor arriti të hapte derën e parë të sigurisë, por u përball me një tjetër pengesë, raporton UPI news.
Sipas të dhënave të mbledhura gjatë hetimit, kasaforta dyshohet se është e pajisur me një sistem të sofistikuar sigurie të prodhimit izraelit, i cili përfshin njohjen e fytyrës dhe irisit të syrit, lexues të gjurmëve të gishtërinjve, kod personal identifikimi dhe çelësa.