Ulen temperaturat, mjegulla mbulon juglindjen, policia apelon për kujdes në rrugë

Mjegulla ka përfshirë juglindjen e vendit gjatë ditës dhe orëve të mbrëmjes, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore për shkak të uljes së ndjeshme të fushëpamjes.
Kushtet e paqëndrueshme atmosferike kanë vijuar prej disa ditësh në këtë rajon, ndërsa shoqërohen edhe me rënie të temperaturave, duke sjellë tipare karakteristike të fundit të vjeshtës.
Për shkak të këtyre kushteve, Policia Rrugore u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, të reduktojnë shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin në mënyrë korrekte sistemin e ndriçimit të automjeteve.
Sipas paralajmërimeve, mjegulla pritet të vijojë të jetë problematike për qarkullimin në juglindje, veçanërisht gjatë mbrëmjes dhe orëve të para të mëngjesit, kur dukshmëria në rrugë është më e kufizuar.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme për të parandaluar aksidentet.
/vizionplus.tv




