Aktualitet

Si është moti sot?

Për ditën e sotme vendi ynë ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti do të vijojë me kthjellime e alternime vranësirash mesatare deri të dendura, kryesisht pas orëve të pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era fryn me drejtim verilindje – juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat variojnë ng 4 në 20 gradë Celsius.