Sekuestrohet në Prishtinë vetura prej 20 mijë eurove që kërkohej nga Interpoli i Spanjës

Një veturë që kërkohej në nivel ndërkombëtar nga Interpol-Spanja është lokalizuar dhe sekuestruar në Prishtinë.
Sipas raportit policor, rasti ishte raportuar më 6 nëntor 2026, ndërsa pas hetimeve të zhvilluara, më 9 nëntor vetura është gjetur dhe sekuestruar nga organet kompetente.
Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë zhvilluar nën dyshimin për mashtrim. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate





































