E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Bashkëshortja e grabitësit të dy bankave në Tiranë punon gjithashtu në një bankë të nivelit të dytë, çfarë deklaroi para hetuesve

Një detaj i veçantë ka dalë në dritë gjatë hetimeve për grabitjen e dy filialeve bankare në Tiranë më 2 qershor dhe më 2 nëntor. Bashkëshortja e Robert alias Albert Dukës, 50-vjeçarit të dyshuar për grabitjet, rezulton se punon gjithashtu në një bankë të nivelit të dytë.

Ajo është marrë në pyetje nga grupi hetimor, në kuadër të verifikimeve që po kryhen për origjinën dhe destinacionin e shumës së parave të gjetura në banesën e çiftit në Vlorë.

Gjatë dëshmisë së saj, bashkëshortja ka deklaruar se paratë e gjetura në banesë ishin kursime familjare, të siguruara nga shitja e një apartamenti në kryeqytet.

Lexo edhe: Grabitja e dy bankave në Tiranë! Detaje nga dëshmia e 50-vjeçarit: 100 mijë eurot e vjedhura i shpenzova në kazino

Reklamë

Ndërkohë, hetuesit po vijojnë verifikimet për të përcaktuar nëse shuma e sekuestruar ka lidhje me paratë e grabitura nga dy filialet bankare, të cilat kapin vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Një tjetër pistë e hetimit lidhet me shpenzimin e parave në kazino të ndryshme të Tiranës, pasi Duka ka deklaruar se pjesën më të madhe të shumës së grabitur e ka përdorur për lojëra fati.

Policia pritet të nisë edhe një hetim pasuror ndaj 50-vjeçarit për të verifikuar të ardhurat dhe pasuritë e tij.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.