Rasti i rrallë në ORL, 71-vjeçarit i hiqet nga hunda një masë tumorale 3.1 kg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.11.2026, 09:01

Një ndërhyrje e rrallë kirurgjikale është realizuar nga ekipi i Otorinolaringologjisë, ku mjekët kanë arritur të heqin nga hunda e një pacienti 71-vjeçar një masë tumorale me përmasa dhe peshë të jashtëzakonshme: 3.1 kilogramë dhe rreth 50 centimetra.

Rasti është i pazakontë kryesisht për dimensionet e masës, pasi, sipas mjekëve, ndërhyrja nuk paraqiste vështirësi të lartë nga ana teknike. Kirurgu ORL, Dr. Tedi Minarolli, e cilëson rastin të rrallë për përmasat e formacionit, duke theksuar se bëhet fjalë për një masë prej 3.1 kilogramësh, me gjatësi rreth 50 centimetra.

Pacienti, i cili ishte 71 vjeç dhe ndodhej në burg, dyshohet se kishte refuzuar për një kohë të gjatë marrjen e shërbimit shëndetësor, duke lejuar që masa të rritej deri në këto përmasa. Madje, kur rasti iu referua ekipit kirurgjikal, fotografia e dërguar fillimisht ishte aq e pazakontë, sa kirurgu shprehet se e kishte pasur të vështirë ta besonte.

Mjekët ngrenë shqetësimin për rritjen e rasteve kur pacientët paraqiten në spital në faza të avancuara të sëmundjes, duke e bërë trajtimin më të ndërlikuar.

Ndërhyrja u realizua me sukses nga ekipi i ORL-së, nën drejtimin e Prof. Dr. Birkena Qirjazit dhe Dr. Tedi Minarollit, me pjesëmarrjen e Dr. Kristi Tatës dhe Dr. Arli Kokomanit. Në operacion u përfshinë gjithashtu mjekët reanimatorë dhe stafi i ri mjekësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit