Teksa Agjencia e Sigurimit të Depozitave ka përgatitur projektligjin që parashikon rritjen e kufirit ligjor të sigurimit të depozitave në gjashtë milionë lekë, në një fazë të dytë, në momentin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian ky kufi do të rritet më tej në nivelin e 100 mijë eurove, duke u njehsuar me vlerën e parashikuar në legjislacionin komunitar.
E ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, ekspertja kontabiliste, Meri Lika tha se ligji parashikon që pagesa të tilla do t’i kalosh me noter, dhe këto llogari nuk trajtohen fare.
Sipas Likës, ASD nëse nuk i ka mundësitë që t’i shlyejë do të marrë kredi dhe kur shumat janë të larta që Agjencia e Sigurimit të Depozitave nuk i përballon dot, ndërhyn shteti.
Po ashtu, Lika u ndal edhe te bankat digjitale, për të cilat tha se ekzsiton mundësia që këto banka të pastrojnë para.
Nëse po bën një transaksion për një shtëpi dhe nëse paratë kanë kaluar te noteri, këto i ke të humbura. Me këtë pr.ligj po i afrohemi BE, kjo e ka 100 mijë euro, ne 60 mijë euro. Limiti do arrihet kur të futemi në BE. Është bërë si kushti nëse mbajmë Ramën hyjmë në Evropë. E njëtja.
Ligji duhte të thotë që pagesa të tilla do t’i kalosh me noter, dhe këto llogari s’trajtohen fare. Një tjetër problematike është CEO e bankave dhe drejtorët, tashmë i ka përjashtuar nga marrja e përgjegjësisë. Është një ligj që mund ta quajë gotën 1/10 të mbushur.
Kur thua garanci e shtetit, thua garanci e qytetarit. ASD nëse s’i ka mundësi t’i shlyejë do të marrë kredi. Garancia e shtetit është kur shumat janë të larta që ASD s’i përballon dot. Janë futur fondet politike, ka futur disa fonde të vogla por jo llogaritë e qytetarëve të thjeshtë.
Jam pro zhvillimit teknklologjik, por jo për bankat digjitale, në fund ajo është më shumë për pastrim parash. Futja në këtë projektligj e subjekteve që s’kanë nevojë për këtë mbrojtje është dëm që i bëhet shtetit dhe do ta detyrojë të marrë kredira që prek edhe qytetarët.
Nëse janë në nëjtën bankë nuk llogaritet, por nëse janë në banka të ndryshme atëherë llogariten. Nëse vendet e tjera bankat falimentojnë, ne u japim siguri.
© SYRI.net