As Mbappe, as Bellingham – Cucurella zbulon lojtarin që bën më shumë diferencën te Real Madridi

Marc Cucurella ka lavdëruar talentin e mesfushorit turk Arda Guler, duke e cilësuar atë si futbollistin që bën diferencën më të madhe te Real Madridi, edhe pse jo gjithmonë merr vëmendjen kryesore.
Në një intervistë për emisionin El Partidazo të COPE, mbrojtësi spanjoll foli për ndikimin e menjëhershëm që 21-vjeçari ka në lojën e skuadrës sa herë që zbret në fushë.
“Lojtari më i mirë i Real Madridit? Po ju them një emër që kalon pa u vënë re, Arda Guler”, deklaroi Cucurella.

Mbrojtësi theksoi se mesfushori turk shpesh nuk vlerësohet sa duhet në analizat e përgjithshme të ekipit, por nënvizoi se mënyra e lojës së Real Madridit ndryshon plotësisht kur Guler merr përsipër organizimin e aksioneve.
Cucurella shprehu gjithashtu admirimin e tij për aftësitë teknike të bashkëlojtarit.
“Kur luan Arda Guler, ne luajmë ndryshe. Ai ka fytyrën e një fëmije, por luan shumë mirë. Më pëlqen jashtëzakonisht”, përfundoi mbrojtësi spanjoll./Telegrafi/











































