• Kontakt
Tuesday, November 10, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

Fillimi AKTUALITET

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

10:31 : 10/11/2026
në AKTUALITET, BOTA, RAJONI

Komisioni Evropian ka nisur zyrtarisht negociatat me Shqipërinë dhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor për përfshirjen e tyre në regjimin evropian “Roam Like at Home”, një mekanizëm që u mundëson qytetarëve të përdorin telefonin celular gjatë udhëtimeve jashtë vendit pa paguar tarifa shtesë roaming.

Nisma përfshin Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën dhe përbën një tjetër hap konkret drejt integrimit të rajonit në tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Sipas njoftimit të Komisionit Evropian, hapja e negociatave vjen pas angazhimit të shpallur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Ballkanin Perëndimor në tetor 2026.

Çfarë do të ndryshojë për qytetarët shqiptarë?

Lexo edhe:

Kurti kërkon mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

Përfshirja e Shqipërisë në regjimin “Roam Like at Home” do të thotë se qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian do të mund të kryejnë telefonata, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin celular pa tarifa shtesë roaming, sipas kushteve të paketës së tyre kombëtare dhe rregullave të përdorimit të drejtë.

I njëjti parim do të zbatohet edhe për qytetarët e vendeve të BE-së që vizitojnë Shqipërinë.

Aktualisht, përdorimi i shërbimeve celulare gjatë udhëtimeve ndërmjet Shqipërisë dhe vendeve të BE-së shoqërohet me kosto shtesë, në varësi të operatorit dhe paketës së abonimit.

Heqja e këtyre tarifave pritet të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët, turistët, emigrantët dhe bizneset që kanë marrëdhënie të vazhdueshme me vendet evropiane.

Për Shqipërinë, ku turizmi dhe lëvizja ndërkombëtare e qytetarëve kanë një peshë të rëndësishme ekonomike, kjo masë do të ulë kostot e komunikimit dhe të lehtësojë përdorimin e shërbimeve digjitale gjatë udhëtimeve.

Negociatat kanë nisur, por heqja e tarifave nuk hyn menjëherë në fuqi

Komisioni Evropian sqaron se negociatat dypalëshe me gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor tashmë janë hapur.

Megjithatë, përfitimi nga regjimi evropian i roaming nuk do të jetë automatik.

Fillimisht duhet të përfundojnë marrëveshjet përkatëse dhe vendet e rajonit duhet të përafrojnë plotësisht kuadrin e tyre rregullator me legjislacionin e Bashkimit Evropian për roaming.

Vetëm pas përmbushjes së këtyre kushteve, Komisioni Evropian do t’i propozojë Këshillit të BE-së zgjerimin e zonës evropiane të roaming, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këshilli i Bashkimit Evropian kishte autorizuar nisjen e negociatave që në qershor 2026.

Marrëveshjet do të mbështeten në kuadrin ekzistues të Marrëveshjeve të Stabilizim-Asociimit, të cilat synojnë forcimin e integrimit ekonomik dhe bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe vendeve të rajonit.

Për momentin, Komisioni Evropian nuk ka përcaktuar një datë konkrete se kur qytetarët shqiptarë do të mund të përfitojnë nga heqja e plotë e tarifave roaming me BE-në.

Si funksionon modeli evropian “Roam Like at Home”?

Regjimi “Roam Like at Home” zbatohet në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, si dhe në Islandë, Lihtenshtajn dhe Norvegji. Në këtë regjim janë përfshirë gjithashtu Ukraina dhe Moldavia.

Në praktikë, abonentët mund të përdorin shërbimet e tyre celulare gjatë udhëtimeve në vendet pjesëmarrëse me kushte të ngjashme me ato që kanë në vendin e origjinës.

Rregullat evropiane synojnë gjithashtu garantimin e cilësisë së shërbimit.

Që prej 1 korrikut 2022, kuadri i përmirësuar i roaming në BE parashikon që përdoruesit të kenë, kur është teknikisht e mundur, të njëjtën cilësi lidhjeje si në vendin e tyre, përfshirë shpejtësinë e internetit dhe aksesin në rrjetet 5G.

Operatorët duhet të informojnë abonentët për ndryshimet e mundshme në cilësinë e shërbimit gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Megjithatë, përdorimi i internetit celular mund t’u nënshtrohet kufizimeve të politikës së përdorimit të drejtë, veçanërisht për paketat me internet të pakufizuar ose me tarifa shumë të ulëta.

Një tjetër hap drejt tregut të përbashkët evropian

Zgjerimi i regjimit “Roam Like at Home” në Ballkanin Perëndimor konsiderohet pjesë e procesit të integrimit gradual të rajonit në tregun e përbashkët evropian, përpara anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Për Shqipërinë, procesi do të kërkojë edhe përshtatjen e rregullave kombëtare të komunikimeve elektronike me standardet evropiane, si dhe angazhimin e operatorëve celularë në zbatimin e mekanizmit të ri.

Në këtë drejtim, roli i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) do të jetë i rëndësishëm për harmonizimin rregullator dhe mbikëqyrjen e zbatimit të kushteve përkatëse.

Nisja e negociatave përbën një zhvillim të rëndësishëm për Shqipërinë, por përfitimet konkrete për qytetarët do të varen nga përfundimi i marrëveshjeve, përafrimi me legjislacionin evropian dhe vendimi përfundimtar i institucioneve të BE-së./ekofin.al

Etiketa: ballkani perendimorBEKEroaming

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti kërkon mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

10:12 : 10/11/2026
RAJONI

Rruga e Kosovës drejt BE-së “kalon nga Serbia”

16:13 : 08/11/2026
AKTUALITET

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve, “efekti i spirales” që shfaq rrezik

13:00 : 08/11/2026
BOTA

Bisedimet për paqe/ Kallas: Asnjë marrëveshje për Ukrainën s’mund të zbatohet pa BE-në

15:20 : 07/11/2026
AKTUALITET

“Regres-raporti” i KE/ Meta: Rama shpiku ‘centimetrin e fundit’ si alibi për agoninë e qeverisjes

19:36 : 06/11/2026
BOTA

Kaja Kallas: Putin nuk ka të drejtë vetoje mbi sigurinë e Evropës

19:00 : 06/11/2026
Para

Kamëz/ Lëvizte i armatosur dhe iu gjet kokainë, arrestohet 42-vjeçari (Emri)

TË GJITHA

Kamëz/ Lëvizte i armatosur dhe iu gjet kokainë, arrestohet 42-vjeçari (Emri)

10:34 : 10/11/2026

KE nis negociatat për heqjen e tarifave roaming me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor

10:31 : 10/11/2026

Miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:12 : 10/11/2026

Kurti kërkon mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO

10:12 : 10/11/2026

Mjegulla e dendur përfshin aksin rrugor Tiranë-Peshkopi, vështirësi në qarkullim

09:58 : 10/11/2026

Dyshime për spiunazh kinez në NVIDIA, FBI merr përsipër hetimet

09:57 : 10/11/2026

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

09:54 : 10/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com