Deklaratat e influenceres shqiptare, Hatixhe Brika, e njohur si Hati, janë gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, Hati është pyetur nëse do futej në “Big Brother VIP Albania 6”, por përgjigja e saj është se ky format nuk i përshtatet, duke mohuar kështu pjesëmarrjen e saj në emision.
“S’më përshtatet si format.”, shkruan ajo.
Ndër të tjera, ajo shton se nëse do të ishtë në kushte të tjera do e fitonte.
\"Ama do e kisha fitu po të isha në kushte të tjera\", shton Hati me humor.
Pjesëmarrja e saj në një format të tillë do të ishte një risi për këtë format, pasi deri më tani në asnjë BBVA nuk ka qenë vajzë e mbuluar me shami.
