Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi dyshohet se nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të shqiptuar ndaj tij për shkak të sjelljeve të mëhershme ndaj babait të tij.

Sipas raportit policor, i dyshuari, kishte shpërfillur urdhrin mbrojtës, duke mos respektuar masat e vendosura nga organet kompetente.


“Leposaviq 09.11.2026 – 14:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se i njëjti nuk kishte përfillur urdhrin mbrojtës që kishte pasur për sjelljet e mëhershme ndaj babait të tij”, thuhet në raport.

Pas arrestimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/