“Diktatori ka mbërritur”, tifozi i vogël befason Mbappen, reagimi i francezit bëhet viral

Një fëmijë i vogël ka tërhequr vëmendjen në kampin e Kombëtares së Francës, duke lënë në hije për një moment edhe Kylian Mbappen. Ai bëri një shaka që riktheu në vëmendje nofkën kontroverse që së fundmi ka shkaktuar shumë reagime.
Mbappe është rikthyer në vendlindje për t’iu bashkuar Francës gjatë këtij grumbullimi ndërkombëtar. Sulmuesi i Real Madridit u stërvit të hënën me “Gjelat”, në një atmosferë të mbushur me entuziazëm.
Teksa po pozonte për një fotografi me një tifoz të vogël, një tjetër fëmijë nga turma iu drejtua disa herë me fjalët: “Ka ardhur diktatori”.
Videoja e momentit u shpërnda në disa rrjete televizive franceze, ndërsa reagimi i Mbappes ishte i menjëhershëm.
« LE DICTATEUR EST ARRIVÉ » lance un enfant à Kylian Mbappé 🇫🇷🗣️ 🎥 @jordanpardon_ https://t.co/iT2Z4QVNHS
— BeFootball (@_BeFootball) November 9, 2026
Futbollisti shpërtheu në buzëqeshje dhe e priti shakanë me shumë sportivitet, pa shfaqur asnjë shenjë pakënaqësie, madje duke qeshur së bashku me të pranishmit.
Kjo shaka lidhet me nofkën “diktatori”, e cila së fundmi i është atribuuar Mbappes dhe ka shkaktuar tensione diplomatike e mediatike me Kinën. Kësaj radhe, ajo u rikthye në një moment krejtësisht spontan dhe gazmor, nga goja e një fëmije.
Ky episod pasqyron atmosferën e relaksuar në kampin e Francës, e cila po përgatitet për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve të UEFA-s, ndaj Italisë dhe Turqisë./Telegrafi/










































