• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

by Sport Sport
November 10, 2026
in Aktualitet, Ekonomi, Kryesore, Politike
Miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa sterilizimi ofrohet tashmë nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, OSHIS, një auditim i fundit i KLSH, zbulon shifra të paguara jashtë parashikimeve të kontratës koncesionare 10-vjeçare.

Sipas analizës, koncesioni i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale ka kushtuar 15.1 miliardë lekë gjatë periudhës 2016–2025, duke tejkaluar me 3.52 miliardë lekë, ose 30.4%, vlerën maksimale të planifikuar.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se financimi i parashikuar për të gjithë periudhën dhjetëvjeçare të kontratës ishte ezauruar pothuajse dy vite përpara përfundimit të saj, ndërsa shërbimi ka vijuar të gjenerojë kosto shtesë për buxhetin.

Sipas raportit të auditimit mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025, financimi i koncesionit për periudhën dhjetëvjeçare arriti në 15.11 miliardë lekë me TVSH, kundrejt 11.59 miliardë lekëve të parashikuara fillimisht.

Vetëm gjatë vitit 2025 janë financuar 1.89 miliardë lekë, ndërsa tavani vjetor prej 1.6 miliardë lekësh, i përcaktuar në ndryshimet kontraktuale të vitit 2020, nuk është respektuar në katër vite.

Nga të dhënat e auditimit rezulton se gjatë periudhës 2016–2025 janë kryer dhe paguar 564,718 ndërhyrje kirurgjikale, rreth 13% më shumë sesa parashikimi i planit të biznesit. Megjithatë, financimi ka rezultuar mbi 30% më i lartë se vlera fillestare.

Vetëm në vitin 2025 janë kryer 67,126 ndërhyrje, ose 34.3% më shumë se 50 mijë ndërhyrjet e parashikuara. KLSH shpjegon se rritja e kostos është ndikuar edhe nga shtimi i ndërhyrjeve me kompleksitet të lartë dhe të mesëm, por ky ndryshim nuk është shoqëruar me analiza periodike nga autoriteti kontraktor për ndikimin në koston e shërbimit.

2.5 miliardë lekë TVSH dhe kosto të tjera për buxhetin

Gjetja tjetër e rëndësishme e raportit lidhet me trajtimin e TVSH-së. Sipas KLSH-së, çmimet e shërbimit ishin përcaktuar pa TVSH, ndërsa koncesionari ka faturuar duke aplikuar tatimin mbi çmimin neto.

Për periudhën 2016–2025, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka financuar 2.52 miliardë lekë TVSH, të cilat auditimi i konsideron kosto shtesë, pasi shërbimi duhej të trajtohej si i përjashtuar nga ky tatim. Vetëm gjatë vitit 2025, kjo kosto ka arritur në 316.66 milionë lekë.

Por shpenzimet e shtetit nuk kufizohen vetëm te faturat e koncesionarit. KLSH ka konstatuar se institucionet publike kanë përballuar edhe kostot e energjisë elektrike dhe ujit, ndërsa ambientet spitalore janë vënë në dispozicion pa pagesë.

Këto shpenzime shtesë janë vlerësuar në rreth 4% të kostos së kontratës dhe nuk janë reflektuar plotësisht në analizën fillestare financiare dhe studimin e fizibilitetit.

Gjashtë vite pa monitorim, paqartësi për transferimin e aseteve

Auditimi konstaton gjithashtu mangësi të konsiderueshme në kontrollin e kontratës. Gjatë periudhës 2016–2021 nuk janë kryer monitorime dhe kontrolle të zbatimit të saj nga strukturat përgjegjëse, ndërsa monitorimet e nisura në vitin 2022 nuk kanë mbuluar plotësisht detyrimet kontraktuale.

KLSH ka konstatuar vonesa në shtrirjen e shërbimit në spitale, probleme me dokumentimin dhe gjurmueshmërinë elektronike të shërbimeve, si dhe mangësi në trajnimet e personelit spitalor.

Problemet marrin rëndësi të veçantë në prag të përfundimit të kontratës.

Sipas raportit, nuk është kryer verifikimi i plotë i gjendjes teknike dhe funksionale të pajisjeve dhe infrastrukturës që duhet t’i transferohen shtetit.

Ndërkohë, qendra e trajtimit të mbetjeve spitalore ndodhet në pronë private dhe transporti i mbetjeve realizohet nga palë të treta, çka krijon vështirësi për marrjen në administrim të shërbimit nga institucionet publike. /ekofin.al

 

Previous Post

EMRI/ Lëvizte i armatosur pranë liqenit të Çekrezës, arrestohet 42-vjeçari me precedentë penalë në Kamëz

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

Miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

November 10, 2026
EMRI/ Lëvizte i armatosur pranë liqenit të Çekrezës, arrestohet 42-vjeçari me precedentë penalë në Kamëz

EMRI/ Lëvizte i armatosur pranë liqenit të Çekrezës, arrestohet 42-vjeçari me precedentë penalë në Kamëz

November 10, 2026
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

November 10, 2026
Aksident në punë në Pogradec, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

Aksident në punë në Pogradec, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

November 10, 2026
Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri-Finlandë/ ‘Air Albania’ do të jetë plot, shitet çdo biletë

Interesim i jashtëzakonshëm për Shqipëri-Finlandë/ ‘Air Albania’ do të jetë plot, shitet çdo biletë

November 10, 2026
Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh, rekord në Europë

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh, rekord në Europë

November 10, 2026
Zbardhet dëshmia e Robert Dukës: Paratë e vjedhura në 2 bankat i shpenzova në kazino

Zbardhet dëshmia e Robert Dukës: Paratë e vjedhura në 2 bankat i shpenzova në kazino

November 10, 2026
“Urdhër nga lart”/ Mbi 100 protestues gjobiten dhe shoqërohen në polici, BIRN ngre shqetësimin për cenimin e së drejtës së protestës

“Urdhër nga lart”/ Mbi 100 protestues gjobiten dhe shoqërohen në polici, BIRN ngre shqetësimin për cenimin e së drejtës së protestës

November 10, 2026
Horoskopi për ditën e sotme, 30 Tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi, 10 nëntor 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, karrierën dhe paratë

November 10, 2026
Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot, 10 nëntor 2026

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për sot, 10 nëntor 2026

November 10, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet/ Detajet

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Vrasjet e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut në 2005-ën/ SPAK kërkon nga 25 vite burg për Shullazin, Lulzim Berishën dhe 4 të tjerët

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL