Babai i këngëtarit të njohur Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy, është paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Bashkim Rajku është paraqitur në orët e paradites për të dëshmuar në procesin gjyqësor ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut.
Më herët, në të njëjtin proces është thirrur për të dëshmuar edhe djali i tij, këngëtari Noizy.
Kujtojmë se dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, ka zbardhur një sërë krimesh të kryera nga grupi kriminal i drejtuar nga Laert Haxhiu.
Mes ngjarjeve të përmendura është edhe vendosja e tritolit në lokalin e këngëtarit Noizy.













