I riu hyn në lokal me hanxhar në dorë dhe kërcënon klientët në Dukat, disa ditë më parë ishte dhunuar bashkë me të atin (VIDEO)
Një ngjarje e pazakontë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Dukat të Vlorës, ku një i ri ka hyrë në një lokal me hanxhar në dorë, duke kërcënuar personat që ndodheshin brenda.
Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur i riu futet në lokal i armatosur me hanxhar dhe i drejtohet banakierit me fjalët: “Hajde çikë jashtë, je gangster ti!”.
Në video shihen dy klientë që ngrihen me shpejtësi nga tavolina dhe dalin jashtë. Më pas, i riu shtyn njërin prej tyre, ndërsa një person tjetër ndërhyn për të shmangur përplasjen. I kërcënuari dëgjohet duke bërtitur dhe largohet për t’u fshehur.
Sipas informacioneve, disa ditë përpara kësaj ngjarjeje, i riu ishte dhunuar fizikisht së bashku me të atin. Ngjarja e fundit dyshohet se lidhet me konfliktet e mëparshme, ndërsa rrethanat e plota mbeten për t’u sqaruar.
Guardia di Finanza: Trafikantët po zhvendosin parcelat e kanabisit në zona të izoluara, i zbulojmë nga ajri me teknologji moderne
Hita: Do të godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët, në fokus edhe të miturit
Përplasen dy automjete në Gramsh, plagosen dy persona
- 11:46 Guardia di Finanza: Trafikantët po zhvendosin parcelat e kanabisit në zona të izoluara, i zbulojmë nga ajri me teknologji moderne
- 11:28 Hita: Do të godasim organizatat e drogës nga financuesit te trafikantët, në fokus edhe të miturit
- 11:15 Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit
- 11:01 Rezultatet e dobëta çojnë në largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi kërkon trajnerin e ri
- 10:58 Ambasadorja e BE në Tiranë takim me shoqërinë civile Raportin për Shqipërinë 2026, në fokus mjedisi, transparenca dhe shëndetësia
- 10:57 Aksidentohen rreth 50 makina në Bullgari, shkak mjegulla! 10 viktima dhe 27 të plagosur