Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, njoftoi rritjen e pagës minimale mes valës së protestave që kanë përfshirë vendin, të nxitura vec të tjerash nga kostoja e lartë e jetesës. Lecornu sqaroi se nga 1 dhjetori, paga minimale do të rritet me 1.6%, e do të arrijë në rreth 1,502 euro neto në muaj, duke u siguruar punonjësve 24 euro më shumë.