Hungaria ka ndaluar vëllain e ish-kryeministrit Viktor Orban gjatë një hetimi për një rast të trafikimit të njerëzve, konfirmoi kryeministri Peter Magyar gjatë një fjalimi në Berlin. Komentet erdhën pasi organi hungarez kundër korrupsionit njoftoi se, në bashkëpunim me policinë, kishte ndaluar katër persona dhe kishte kontrolluar banesa në disa zona në Budapest dhe në qarkun e Pestit, në kuadër të këtij rasti. "Tre nga ish-ministrat e Orbanit ndodhen tashmë në paraburgim," tha Magyar në margjinat e një fjalimi në kryeqytetin gjerman. "Sot, edhe vëllai i tij përfundoi në qeli" shtoi ai, duke iu referuar vëllait të ish-kryeministrit, biznesmenit Aron Orban, 49 vjeç. Në një postim në Facebook, Viktor Orbani e cilësoi ndalimin e vëllait të tij si një akt hakmarrjeje politike. "Në këtë lojë të pistë, qëllimi është eliminimi i kundërshtarit politik dhe vendosja e një sistemi njëpartiak. Unë jam objektivi; vëllai im më i vogël është thjesht një mjet," shkroi ish-kryeministri.