Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Raportimi në Kuvend/ SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

    Pallati në Elbasan, bonus qiraje 1 vit për banorët/ Këshilli Bashkiak miraton mbështetjen për strehimin

    Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve/ Kreu i emergjencave civile zbulon kontratën në Kuvend: Në 2025 paguam për ndihmën nga Evropa

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Raportimi në Kuvend/ SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash
    Aktualitet

    Raportimi në Kuvend/ SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

    November 10, 2026
    Screenshot

    Prokuroria e Posaçme ka parashikuar një sërë shpenzimesh dhe investimesh për vitin 2027, mes të cilave edhe punësimin e një psikologu institucional për hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Kërkesa lidhet me presionin psikologjik, kërcënimet dhe ngarkesën e lartë me të cilat përballen hetuesit gjatë ushtrimit të detyrës, si dhe me nevojën për asistencë përgjatë procesit hetimor.

    Kërkesat u prezantuan gjatë raportimit të Prokurorisë së Posaçme në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku u diskutua projektbuxheti i institucionit për vitin 2027.

    Për pajisjen e zyrave dhe ambienteve mbështetëse, përfshirë kasafortat, grirëset e letrave, mobiljet dhe pajisje të tjera, janë parashikuar 15 milionë lekë. Investimet lidhen me shtimin e personelit dhe funksionalizimin e godinës së re.

    Gjatë raportimit, prokurori Alfred Shehu bëri të ditur se buxheti i SPAK është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit, nga 327 milionë lekë në vitin 2020 në 2.3 miliardë lekë në vitin 2026, me një rritje prej 608%. Për vitin 2027, projektbuxheti i institucionit është parashikuar në 2.32 miliardë lekë.

    Sipas Shehut, kjo rritje lidhet me shtimin e volumit të punës, zgjerimin e aktivitetit dhe rritjen e numrit të punonjësve.

    Në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm janë parashikuar gjithashtu 30 milionë lekë për blerjen e tetë automjeteve dhe 174 milionë lekë për pajisje elektronike dhe infrastrukturë teknologjike. Ndërkohë, 10 milionë lekë janë planifikuar për pajisje të ndryshme në ambientet e reja.

    Një tjetër kërkesë e SPAK lidhet me zgjerimin e strukturës organike me 25 pozicione të reja, nga të cilat tetë në Prokurorinë e Posaçme dhe 17 në BKH.

    Aktualisht, struktura organike parashikon 339 pozicione pune, ndërsa numri efektiv i punonjësve është 220. Prej tyre, 136 punojnë në Prokurorinë e Posaçme dhe 84 në BKH, ndërsa 119 pozicione rezultojnë vakante.

    Gjatë raportimit u bë e ditur se kanë nisur procedurat për rekrutimin e 40 hetuesve. Shehu theksoi se institucioni ka nevojë për 94 hetues të rinj, ndërsa për administratën janë kërkuar edhe 57 punonjës shtesë.

    Ai sqaroi se procesi i rekrutimit kërkon kohë për shkak të procedurave të verifikimit të dokumentacionit, testimeve, kontrollit të pasurisë dhe figurës së kandidatëve.

    Sa i përket investimeve kapitale, SPAK nuk ka paraqitur kërkesa shtesë, pasi nevojat janë përfshirë brenda tavaneve buxhetore të planifikuara.

    Gjatë diskutimeve, deputetja Evis Kushi ngriti çështjen e realizimit të buxhetit dhe vendeve vakante, duke kërkuar sqarime për fondet që pritet të shpenzohen deri në fund të vitit dhe për mënyrën se si do të realizohet zgjerimi i strukturës organike.

    Ajo vuri në dukje se pjesën kryesore të buxhetit e zënë pagat dhe sigurimet shoqërore, ndërsa investimet përqendrohen te teknologjia, pajisjet elektronike, siguria kibernetike dhe infrastruktura e godinave.

    Pjesë nga diskutimet në komision:

    Prokurori Alfred Shehu: “Për periudhën 2020–2026, buxheti ka shënuar një rritje të konsiderueshme si rezultat i rritjes së volumit të punës, rritjes së numrit të punonjësve dhe zgjerimit të aktivitetit.

    Konkretisht, plani i buxhetit është rritur nga 327 milionë në vitin 2020 në 2,3 miliardë lekë në vitin 2026, duke shënuar një rritje prej 608%.

    Rritja më e ndjeshme e planit buxhetor evidentohet në vitin 2026, lidhet me nevojën për të përballuar detyrat dhe përgjegjësitë në rritje dhe për të garantuar burimet njerëzore dhe financiare për institucionin.

    339 pozicione, nga të cilat 161 për Prokurorinë e Posaçme dhe 178 për BKH.

    220 punonjës organikë, 136 në SPAK dhe 84 në BKH.

    Në total rezultojnë 119 pozicione vakante, nga të cilat 25 në Prokurorinë e Posaçme, të tjerat në BKH.

    Për vitin 2027 kemi paraqitur kërkesa shtesë me 25 pozicione të reja në strukturën organike, 8 pozicione në SPAK dhe 17 në BKH.

    Për sa i përket kategorisë së investimeve kapitale, SPAK-u nuk ka paraqitur kërkesa shtesë për financime në kuadër të buxhetit afatmesëm 2027-2029.

    Nevojat për investime janë planifikuar brenda tavaneve buxhetore.

    Investimet kryesore kanë të bëjnë me 15 milionë lekë për pajisje zyre, të lidhura me shtimin e personelit dhe funksionalizimin e godinës së re. Investimi përfshin mobilje zyre, pajisje për ambiente mbështetëse, kasaforta dhe grirëse letrash.

    30 milionë lekë për blerjen e 8 automjeteve.

    174 milionë lekë për pajisje elektronike dhe infrastrukturë teknologjike.

    Për vitin 2027 do të përmbushim kriteret.

    Në zbatim të rekomandimeve të Komisionit Evropian, puna do të përqendrohet në hetimin e rasteve komplekse të korrupsionit, veçanërisht atij të nivelit të lartë dhe të krimit të organizuar, zhvillimin e hetimeve financiare paralele për identifikimin dhe sekuestrimin e produkteve të veprës penale.

    Përparësi do të kenë hetimet e rrjeteve kriminale që veprojnë në disa juridiksione, ndjekja penale e pastrimit të parave dhe gjurmimi i pasurive me burime kriminale brenda dhe jashtë vendit.”

    Gjatë raportimit u paraqit edhe kërkesa për psikologun institucional, kërkesa u prezantua nga drejtori i buxhetit dhe menaxhimit financiar në prokurorinë e posaçme:

    Armand Shini “Psikologia institucionale është një kërkesë e shtuar, e cila është argumentuar me ndihmën që do të japë psikologu edhe për stafin e BKH-së, pasi stafi i BKH-së përballet me presione psikologjike, me kërcënime dhe ngarkesë të lartë që karakterizojnë natyrën e veprimtarisë hetimore.

    Psikologu do të asistojë edhe në intervistat që do të bëjnë hetuesit, për dëshmitarët e rrezikuar, por edhe bashkëpunëtorët e drejtësisë. Do të shërbejë edhe për procesin hetimor.”

    Kuvend Psikolog Raportimi spak
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Raportimi në Kuvend/ SPAK kërkon psikolog dhe intervistat me dëshmitarët! Investime edhe për kasaforta e grirëse letrash

    November 10, 2026

    Pallati në Elbasan, bonus qiraje 1 vit për banorët/ Këshilli Bashkiak miraton mbështetjen për strehimin

    November 10, 2026

    Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve/ Kreu i emergjencave civile zbulon kontratën në Kuvend: Në 2025 paguam për ndihmën nga Evropa

    November 10, 2026

    Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

    November 10, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.