Pallati i shkatërruar në Elbasan, ministri Demo: Do të trajtojmë të gjitha alternativat e ndërtimit

10/11/2026 13:39

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, ka inspektuar nga afër pallatin e dëmtuar në Elbasan, së bashku me kryetarin e bashkisë.

Demo u shpreh se institucionet do të angazhohen për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për familjet e prekura, ndërsa paralajmëroi shqyrtimin e alternativave për rindërtimin ose akomodimin e banorëve.

“Jemi këtu për tu shprehur mbështetjen banorëve. Do të kenë të gjithë mbështetjen e institucioneve lokale dhe qëndrore. Tragjedia mund të kishte pasur përmasa më të mëdha. Sot kemi një takim pune me institucionet vendore për të adresuar ankesat dhe shqetësimet e banorëve. Ne jemi duke parë me të gjitha institucionet, vazhdimësinë dhe se si do të marrim zgjidhje për këtë problem. Duke filluar me vlerësimin e institutit të ndërtimit, që tashmë e ka nxjerrë që pallati, është i dëmtuar dhe është i pabanueshëm.

Dhe ky problem strukturor që ka pallati, tashmë do të thotë që ne duhet të marrim vendimin se si do të ecim në vazhdim, duke, duke trajtuar të gjitha alternativat e rindërtimit apo duke parë dhe forma të tjera për ta akomoduar, të gjithë banorët dhe familjet që kanë pasur banesat e atyre. Unë sot jam këtu për të diskutuar me të gjithë institucionet lokale, për të trajtuar se kush janë, rrugët që ne duhet të ndjekim për t’i dhënë zgjidhje problematikës në afatgjatë. Dhe çfarë ka elementë të tjerë për të kaluar këtë moment tranzitor.

Për çdo familje që ka qenë pjesë e kësaj tragjedie le të themi, ne do të jemi këtu për to, për të bërë çmos, për t’ju mbështetur. Por do të diskutojmë së bashku me bashkinë, me prefektin, për të parë edhe çfarë mund të bëjmë dhe nga qeveria qendrore për të gjetur një zgjidhje të problemit në afatgjatë. Prandaj ne sot kemi një takim pune në këtë terren për të diskutuar realisht se kush do të jenë alternativat që ne do ndjekim dhe do keni mbështetje absolute edhe nga mua personalisht si Ministër i Brendshëm, së bashku me bashkinë, patjetër prefektura, por dhe institucionet e tjera, të cilat duhet të ndërveprojnë për të gjetur një zgjidhje për problemin.

Por unë do të doja së pari, ajo ishte një tragjedi që mund të ishte edhe më e rëndë. Patjetër që dy jetë njerëzish është fatkeqësi e jashtëzakonshme, por ne duhet të shohim para tani në adresimin e të gjitha shqetësimeve që kanë banorët, që kanë banorët e atij pallati. Kështu që do kërkoja edhe nga ju patjetër durim për sa i përket asaj çfarë jemi duke ndërtuar për t’i gjetur atë zgjidhjen afatgjatë që duhet ta gjejmë patjetër edhe me mirëkuptimin e gjithë banorëve në pallatin tuaj“, tha Demo.

Top Channel