Të pranishëm në gjyq edhe familjarë të viktimës Ardian Nikulaj, Ruben Saraiva përpara trupit gjykues: Minimumi që duhet të më ofrohej është transparenca në hetim, e drejta ime
Detaje të reja dalin nga gjyqi në GJKKO për Laert Haxhiun.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, bën me dije se gjatë marrjes në pyetje si dëshmitar, për vendosjen e tritolit në lokalin e tij në qershor të vitit 2022, këngëtari i njohur Rigels Rajku, ose Noizy, ka deklaruar se në momentin e shpërthimit ka qenë në gjumë dhe se është njoftuar nga babai i tij.
“Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi, më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit”, ka deklaruar ai.
I pyetur nga prokuroria se çfarë funksioni kishte objekti, ai u përgjigj: “Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash”.
Noizy ka pohuar se e ka ditur se kush ia ka vendosur tritolin.
“E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi, Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. E kam sqaruar mbi 20 herë se përse e ka bërë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetin. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në TikTok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë”, ka thënë këngëtari.
Prokurori: E njihni Laert Haxhiun?
Noizy: Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.
Gjykata: Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?
Noizy: Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale. Motivin e doni troç? Erdhi për t’u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.
Avokati: Mendoni se kush ju shan juve merr famë?
Noizy: Nuk e mendoj, merr shumë famë. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?
Top Channel