Abdixhiku takohet me Prattipatin, bisedojnë për zhvillimet politike dhe ekonomike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se është takuar me të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Ai ka njoftuar se kanë biseduar lidhur me zhvillimet politike në vend si dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Abdixhiku u shpreh se është gati që të thellojnë partneritet në shërbim të Kosovës.

“Biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend, perspektivën ekonomike dhe projektet me rëndësi për zhvillimin e Kosovës. E falënderova për bashkëpunimin e vazhdueshëm me LDK-në dhe për mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për Kosovën.

Për LDK-në, miqësia me Shtetet e Bashkuara është një përcaktim i përhershëm. Mbetemi të përkushtuar për ta thelluar këtë partneritet, në shërbim të Kosovës dhe të së ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika