Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

    Zero Roaming me BE/ Komisioni Europian hap zyrtarisht negociatat me Shqipërinë

    Buxheti për arsimin, ministrja Kumbaro në komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian
    Botë

    Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

    November 10, 2026
    Screenshot

    Prokuroria italiane në Padova ka kërkuar 24 vite burg për Moreno Violetton, 45 vjeç, i akuzuar për vrasjen e shqiptarit Fatos Cenaj, 59 vjeç, ish-punonjës sigurie, i cili u ekzekutua me armë zjarri në qershor të vitit 2025 në Fontaniva, në provincën e Padovës.

    Kërkesa për dënimin u paraqit të hënën, më 9 nëntor 2026, nga prokurorja Maria Ignazia D’Arpa. Violetto, i cili ka pranuar autorësinë e krimit, akuzohet për vrasje me dashje.

    Sipas hetimeve, ngjarja ndodhi më 8 qershor 2025, kur Fatos Cenaj u qëllua me armë në kokë, ndërsa po udhëtonte me biçikletë.

    Nga rindërtimi i ngjarjes prej hetuesve të Karabinierëve, dyshohet se autori e qëlloi shqiptarin nga një distancë e afërt. Shkak për krimin dyshohet të kenë qenë konfliktet e vazhdueshme mes fqinjëve.

    Pas vrasjes, 45-vjeçari italian dyshohet se u përpoq të pengonte zbardhjen e ngjarjes, duke u maskuar dhe duke ndërhyrë në oraret e regjistruara nga kamera e sigurisë në banesën e tij, me qëllim krijimin e një alibie.

    Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2025, disa muaj pas ngjarjes. Gjyqtarët pritet të shpallin vendimin e tyre më 20 janar 2027.

    BURG padova shqiptarin Vrau
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrau shqiptarin me plumb në kokë, Prokuroria në Padova kërkon 24 vite burg për autorin italian

    November 10, 2026

    Zero Roaming me BE/ Komisioni Europian hap zyrtarisht negociatat me Shqipërinë

    November 10, 2026

    Buxheti për arsimin, ministrja Kumbaro në komision: Prioritet plani social dhe gjithëpërfshirja në arsimin parauniversitar

    November 10, 2026

    Lufta kundër kanabisit, Demo: Operacionet e përbashkëta me Guardia di Finanza kanë dhënë rezultate konkrete

    November 10, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Fati po ndryshon për 12 shenjat! Hëna e Re në Akrep sjell surpriza, pajtime dhe mundësi të reja

    Horoskopi i 7 nëntorit/ Surpriza në dashuri dhe lajme të papritura, ja çfarë parashikojnë yjet

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.