Tuesday / November 10 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Azi Bota

Japonia diskuton përshpejtimin e rritjes së normave të interesit, inflacioni arrin objektivin 2%

Share Share Icon

Banka e Japonisë po shqyrton mundësinë e përshpejtimit të rritjes së normave të interesit, pasi inflacioni bazë ka arritur objektivin prej 2%, duke shtuar pritshmëritë për një tjetër ndërhyrje në politikën monetare që në dhjetor.

Sipas Reuters, përmbledhja e diskutimeve të mbledhjes së politikës monetare të 29-30 tetorit, e publikuar të martën, tregoi se disa anëtarë të bordit nëntëanëtarësh kërkuan kalimin më të shpejtë drejt një niveli neutral të normave të interesit, që as nxit dhe as frenon aktivitetin ekonomik.

Në mbledhjen e fundit, banka qendrore vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 1.25%, ndërsa vlerësoi se kishte arritur objektivin e inflacionit, pas një periudhe 14-vjeçare përpjekjesh për stabilizimin e çmimeve.

Një prej anëtarëve të bordit argumentoi se kushtet financiare vazhdojnë të jenë lehtësuese dhe se Japonia ka hyrë në një fazë të re, e cila kërkon përshpejtimin e kalimit drejt normave neutrale të interesit.

Dy anëtarë të tjerë mbështetën rritjen e normave drejt këtij niveli në një periudhë të afërt, ndërsa një tjetër kërkoi që banka të mos tregohej tepër e kujdesshme në vendimin e ardhshëm.

Diskutimet nxorën gjithashtu në pah dallimet brenda bordit. Disa anëtarë paralajmëruan kundër një shtrëngimi të nxituar të politikës monetare, duke përmendur dobësinë e konsumit dhe pasiguritë për qëndrueshmërinë e kërkesës së lidhur me inteligjencën artificiale.

Normat më të larta të interesit kanë qenë një ndryshim i rëndësishëm për ekonominë japoneze, e cila për dekada ka funksionuar në një mjedis me kosto huamarrjeje jashtëzakonisht të ulëta.

Rritja e inflacionit, e ndikuar edhe nga kostot e energjisë dhe importet, ka bërë që banka qendrore të largohet gradualisht nga politikat monetare lehtësuese.

Mbledhja e ardhshme e Bankës së Japonisë, në dhjetor, pritet të jetë një moment i rëndësishëm për përcaktimin e ritmit të mëtejshëm të rritjes së normave të interesit. Në një sondazh të zhvilluar në tetor, shumica e ekonomistëve prisnin që norma bazë të arrinte në 1.50% deri në fund të vitit.

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Santander, “fundi” i një dinastie bankare që zgjati më shumë se një shekull

Ana Botín, presidentja ekzekutive e Banco Santander, ka deklaruar se do të jetë anëtarja e fundit e familjes së saj që do të drejtojë bankën spanjo...

5 hours më parë 2 Min Lexim
Bota /

Nafta zbret pranë 90 dollarëve, pas sinjaleve të Trump për shmangien e sulmeve të reja ndaj Iranit

Çmimet e naftës vijuan rënien të martën, më 10 nëntor, duke iu afruar nivelit prej 90 dollarësh për fuçi, pasi presidenti amerikan Donald Trump sin...

5 hours më parë 2 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!