Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, u takua sot me Antero Lopes, shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Në njoftimin për media bëhet e ditur se biseda u përqendrua te forcimi i rendit dhe ligjit, funksionimi i institucioneve dhe garantimi i sigurisë për të gjithë qytetarët.
Të lidhura
None found
Gjatë takimit, Shiroka-Pula nënvizoi angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sundimin e ligjit, për pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si edhe për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore.








