E martë, 10 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Zgjedhorja/ Gjiknuri dhe Bylykbashi “paraqesin forcë” te ambasadorja e BE-së
Lajme

Zgjedhorja/ Gjiknuri dhe Bylykbashi “paraqesin forcë” te ambasadorja e BE-së

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka zhvilluar takimin e parë me bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, diplomatja evropiane bëri të ditur se diskutimet u përqendruan te procesi i reformës zgjedhore, afati i kufizuar kohor në të cilin po punon komisioni, si dhe çështjet që lidhen me objektivat dhe përparësitë e ndryshimeve që pritet të ndërmerren.

Moreira de Sousa theksoi se shpejtësia e procesit nuk duhet të jetë faktori i vetëm që përcakton suksesin e reformës, pasi cilësia e saj ka të njëjtën rëndësi.

“Cilësia e reformës zgjedhore është po aq e rëndësishme sa koha e realizimit të saj”, shkruan ambasadorja, duke nënvizuar se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të prodhojë rezultate konkrete.

Ajo e cilësoi reformën zgjedhore si një çështje thelbësore për besimin e publikut, konkurrencën e ndershme mes subjekteve politike dhe integritetin e zgjedhjeve. Sipas saj, përmbushja e këtyre standardeve është gjithashtu pjesë e rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Një vëmendje të veçantë ambasadorja i kushtoi rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, të cilat prej vitesh kërkojnë adresimin e problematikave të evidentuara në proceset zgjedhore në Shqipëri.

Në përfundim të mesazhit të saj, Moreira de Sousa kërkoi vullnet politik dhe dialog të mirëfilltë nga të gjitha palët, duke theksuar se vetëm përmes bashkëpunimit mund të arrihen rezultatet e pritshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.