Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kërkon që të marrë pjesë, qoftë fizikisht, qoftë përmes videolidhjes online në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, e parashikuar për t’u mbledhur këtë të shtunë. Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi në Fier, Veliaj i është drejtuar sot Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Blendi Klosi dhe prokurorit të çështjes në SPAK, duke kërkuar që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje ose, nëse kjo nuk është e mundur, përmes një lidhjeje me videokonferencë.