Këngëtari i njohur Rigels Rajku dëshmoi sërish në GjKKO, këtë herë në procesin ndaj Laert Haxhiut, për episodin e vendosjes së tritolit në vitin 2020. I thirrur nga SPAK për tu marrë në pyetje, Noizy rrëfeu për tritolin, për të cilin tha se ishte i bindur për autorësinë dhe motivin e konfliktit. “E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi Kleviol Ahmeti e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. Ta shpjegova pse e ka bërë e kam sqaruar mbi 20 herë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetaj. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti”.