Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO

Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën

Një ndërhyrje e OSHEE-së, e shoqëruar nga Policia e Sarandës, për ndërprerjen e energjisë elektrike në një objekt me qira, është shoqëruar me tensione dhe përfundoi me transportimin e një gruaje në spital. Ngjarja ka ndodhur në Sarandë, në objektin që Natasha ka marrë me qira. Gjatë ndërhyrjes së punonjësve të OSHEE-së, në prani të efektivëve të policisë, Natasha ka kundërshtuar ndërprerjen e energjisë elektrike, duke deklaruar se nuk ka asnjë faturë të papaguar.

“Kam paguar të gjitha faturat e energjisë elektrike”, është shprehur ajo, ndërsa pretendon se OSHEE po përdoret si mjet presioni për ta detyruar të largohet nga objekti që ka marrë me qira.

Situata është tensionuar gjatë ndërhyrjes, ndërsa në një moment Natasha ka humbur ndjenjat. Në vendngjarje është thirrur ambulanca, e cila e ka transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Nga ana tjetër, sipas shpjegimit të dhënë nga OSHEE, ndërprerja e energjisë elektrike është kryer pas një kërkese të pronarit të objektit. Përfaqësuesit e OSHEE-së kanë pretenduar se ishin të detyruar ta zbatonin këtë kërkesë.

Megjithatë, mbetet e paqartë mbi çfarë baze ligjore është vendosur ndërprerja e energjisë në një objekt të dhënë me qira, ndërkohë që qiramarrësja pretendon se i ka shlyer të gjitha detyrimet për energjinë elektrike.

Pamjet video tregojnë momentet e ndërhyrjes së policisë dhe situatën e krijuar në objekt. Saranda Web

NDAJE ME MIQTË

NA NDIQNI:

POSTIMET E FUNDIT

Momenti kur Policia e Sarandës “neutralizon” Natashën – VIDEO
Lexoni më shumë
Së shpejti nisin punimet në rrugët Onhezmi dhe Vangjel Pandi në Sarandë
Lexoni më shumë
10 familje në Gjashtë prej 8 ditësh pa ujë, banorët denoncojnë ndërprerjen e furnizimit pa paralajmërim
Lexoni më shumë
Një vit i mbarë për Konispolin, rritet prodhimi i mandarinave dhe zgjerohen eksportet drejt Europës
Lexoni më shumë
Ermil Xhaferi, nga Saranda te Cage Warriors: fitorja e gjashtë në MMA profesioniste
Lexoni më shumë
Publikohet projekti për rikontruksionin e Kinoteatrit Butrinti në Sarandë
Lexoni më shumë

©SARANDAWEB - 2026 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.