Prej 164 ditësh, qytetarë, studentë dhe pedagogë vijojnë protestën e tyre përpara Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama nga detyra.
Protestuesit kanë ritheksuar se nuk pranojnë dialog me kreun e qeverisë dhe se dorëheqja e tij mbetet kërkesë e panegociueshme.
Ata paralajmërojnë se do të vijojnë qëndrimin përballë godinës së Kryeministrisë, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre dhe duke bërë të qartë se nuk do të tërhiqen nga thirrja për largimin e Ramës.
