Lajmi i fundit

TASK FORCE/ A-SPAK drejtësi për korrupsionin e Ramës

Aksident në hyrje të Terminalit të Sarandës, plagoset një 31-vjeçar egjiptian

18:31, 10/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas aksidentit në Qafë Gjashtë mesditën e kësaj të marte që pati vetëm dëme materiale një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë.

Automjeti me targë mjeti me targ AB139YP me drejtues shtetasin Xhuljano Isufi me në momentin  duke hyrë për në qytet tek Terminali ka përplasur një këmbësor që ishte duke  kaluar nga njeri krah i rrugës për në krahun tjetër me  drejtim Terminalin.

Atje ai është përplasur nga mjeti dhe ka rënë në tokë. Në moment është ndihmuar nga qytetarët që ndodheshin në Terminal. Ishte i gjakosur në ballë, thanë ata që ishin në atë moment në vendngjarje.

Menjëherë shkuan në vend sherbimet e qarkullimit rrugor por njëherazi ka shkuar atje edhe ambulanca. Sipas informacionit nga qarkullimi rrugor i dëmtuari është shtetasi Hysen Riad 31 vjeç me origjinë egjyptiane. Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Ndërsa 31 vjeçari egjiptian Hysen Riad ndodhet nën kujdesin e mjekëve në urgjencën e spitalit  tek i cili po kryhen gjithë kontrollet mjekësore, ndërsa është jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco