Drejtuesi i motorit, i cili u aksidentua ditën e djeshme në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.
Përplasja e automjetit dhe motoçikletës ndodhi në afërsi të fshatit Haskovë, Dropull. Automjeti i drejtuar nga E. R., 35 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë të Libohovës, u përplas me një motomjet që drejtohej nga T. A., 64 vjeç, banues në fshatin Dervician.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Pavarësisht ndihmës mjekësore 64-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë. Ndërkaq 35 vjecari eshte arrestuar nga policia.