Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, në ambientet e Musée de l’Homme, ku po zhvillohet “Forumi i Paqes”. Rama merr pjesë në një bashkëbisedim kushtuar zgjerimit të Bashkimit Europian dhe të ardhmes së brezit të ri, ku në fokus është perspektiva evropiane, sfidat me të cilat përballen të rinjtë dhe roli i tyre në ndërtimin e së ardhmes së Europës. Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen rëndësia e procesit të zgjerimit të BE-së, mundësitë që ai krijon për vendet kandidate, si dhe nevoja për të përfshirë më shumë brezin e ri në vendimmarrjen dhe zhvillimet që përcaktojnë të ardhmen e kontinentit.