“Ftesë në 5”/ Analizat për qumështin me aflatoksinë, Sula: Nuk ka më inspektim me blloqe në doganë, gjithçka kalohet online
Pas aksidentit në Qafë Gjashtë, mesditën e kësaj të marte, ku pati vetëm dëme materiale, një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të Terminalit të Autobusëve në Sarandë.
Automjeti, me drejtues shtetasin Xhuljano Isufi, në momentin që po hynte në qytet, në drejtim të Terminalit, ka përplasur një këmbësor, i cili po kalonte nga njëri krah i rrugës në tjetrin, në drejtim të Terminalit. Këmbësori është përplasur nga automjeti dhe ka rënë në tokë.
Në ato momente është ndihmuar nga qytetarët që ndodheshin në Terminal. “Ishte i gjakosur në ballë”, thanë ata që ndodheshin në vendngjarje.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor, si dhe ambulanca.
Sipas informacionit nga Qarkullimi Rrugor, i dëmtuari është shtetasi Hysen Riad, 31 vjeç, me origjinë egjiptiane. Po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Ndërsa 31-vjeçari egjiptian, Hysen Riad, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në urgjencën e spitalit, ku po i kryhen të gjitha kontrollet mjekësore. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Top Channel