Endrick: Mourinho? Jam vetëm 20 vjeç dhe dua të luaj më shumë

Futboll Bota | 1 minutë më parë

“Dua të luaj më shumë”. Para fillimit të afatit kalimtar të janarit, Endrick del dhe i dërgon një mesazh të qartë Mourinhos dhe botës së Real Madridit: “E ardhmja ime? Jam vetëm 20 vjeç, kështu që do të shoh se si do të zhvillohen gjërat”, pranoi ai nga kampi stërvitor i Brazilit.

“Dua vetëm të luaj, të jem i lumtur dhe të ndihmoj shokët e ekipit.” Pastaj vazhdon: “Nuk e di çfarë do të ndodhë në janar, gjithçka është në duart e Zotit. Thjesht kërkoj të jem në gjendje të bëj atë që është më e mira për karrierën time, çfarëdo që të ndodhë, ndodh. Thjesht dua të bëj çmos për t’u rritur”.

“Madridi është një qytet i mrekullueshëm”, shtoi ai, “por është e qartë se duhet të bëj gjithçka që mundem për të avancuar karrierën time. Mourinho është një person i shkëlqyer. Ai vjen tek unë çdo ditë dhe më pyet se si po shkoj, por ai kurrë nuk flet për futbollin. Ai dëshiron të dijë për jetën time personale, më pëlqen qëndrimi i tij, ai është i interesuar. Jam mirënjohës për atë që bën”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme