Natasha Kumaraku, e njohur në rrjetet sociale si Tasha, ka humbur ndjenjat mesditën e kësaj të marte në Sarandë, teksa është shoqëruar nga punonjës të Policisë së Shtetit, sepse në shtëpinë e saj me qera e cila ne katet e siperme funksion si hotel do të ndërpritej energjia elektrike nga OSHEE. Kumaraku ka deklaruar se ka paguar të gjitha faturat e energjisë elektrike, ndërsa akuzon personin me të cilin ka lidhur një kontratë 10-vjeçare qiraje për objektin se ka kërkuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Sipas saj, kjo po përdoret si një formë presioni për ta detyruar të largohet nga prona.