Nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian te protestat e Tiranës, që vijojnë prej disa muajsh. Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Forumin e Paqes në Paris, ku përsëriti objektivin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat me Bashkimin Evropian në fund të vitit 2027. Gjatë bashkëbisedimit në Musée de l’Homme, kryeministri Rama u pyet për protestat në Shqipëri dhe ngjashmëritë e tyre me ato në Itali dhe Francë. Rama tha se projekti i lidhur me Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan, Donald Trump, ishte shkaku që nxiti zemërimin e qytetarëve në manifestimet e fillim-qershorit, ndërsa dënoi dhunën në protestat e fundit.