Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

SHBA zhvendos avionët nga Anglia; pas Fairford, avionët largohen edhe nga Mildenhall për dyshime sigurie

timoni.al by timoni.al
November 10, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
SHBA zhvendos avionët nga Anglia; pas Fairford, avionët largohen edhe nga Mildenhall për dyshime sigurie
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vetëm disa javë pas incidentit në bazën e Fairford, ku avionët strategjikë amerikanë u ç’vendosën drejt SHBA dhe pas arrestimeve të dyshuarve për lidhje me Iranin, një tjetër valë zhvendosjesh të forcave ajrore amerikane u shënua në territorin britanik. Avionët furnizues janë larguar nga baza e Mildenhall-it, në juglindje të Anglisë, dhe sipas të dhënave janë dislokuar në Gjermani. Gjurmimet e fluturimeve dhe pamjet filmike tregojnë se 9 deri në 10 avionë furnizues janë zhvendosur, shumica në Gjermani dhe Spanjë, ndërsa një pjesë është dërguar në një bazë ajrore në veri të Anglisë, pranë Glasgout në Skoci. Ndërkohë, tre avionë me aftësi ngritjeje vertikale janë transferuar drejt një baze tjetër britanike në jugperëndim të Anglisë.

Edhe pse autoritetet amerikane nuk e kanë konfirmuar formalisht lëvizjen, modeli i dislokimeve sugjeron se kërcënimi i pretenduar mund të ketë targetuar posaçërisht bazën e Mildenhall-it, ku ishte stacionuar kjo flotë avionësh furnizues. Ky zhvillim rrit presionin mbi qeverinë britanike, veçanërisht pas incidentit në Fairford rreth një muaj më parë, të cilin kryeministri britanik Andy Burnham e përshkroi si një komplot nga Garda Revolucionare Islamike e Iranit.

Rasti i fundit ngre pyetje mbi aftësinë e Britanisë për të garantuar sigurinë e personelit dhe pajisjeve të ushtrisë amerikane të dislokuara në tokën britanike, megjithëse falë zbulimit dhe inteligjencës britanike nuk është shkaktuar asnjë dëm deri më tani. Ka shumë hipoteza mbi arsyet e zhvendosjeve, por pritet që pala amerikane të japë konfirmime konkrete për kërcënimet që çuan në operacionin e zhvendosjes.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka mbajtur qëndrim hermetik dhe nuk pranon të komentojë për operacionet ushtarake të shteteve të tjera, duke mos dhënë detaje për situatat e ngjashme.

Previous Post

Rusi-Ukrainë, katër orë bisedimesh: Rubio thotë hapa konstruktivë; Lavrov: Nuk do ulim armët siç kërkon Europa

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al