Skip to content
10 November, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

PORTALI I SHKODRËS | E Verteta nuk negociohet! | The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”, politikani pro serb në Malin e Zi dënohet me 3 vjet burgim…

ShkodraWeb 10 November, 2026
vladislav dajkovic 2026

Kryetari i partisë pro serbe “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajkoviç, ka deklaruar se është dënuar nga një gjykatë shqiptare me tre vite burgim për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare, për shkak të një fotografie të publikuar 6 vite më parë në Shkodër, krahas së cilës shkruante: “Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”.

Në një konferencë, siç raportojnë mediat malazeze, ai ka pretenduar se nuk ka fyer askënd me tekstin për të cilin është dënuar. Ai ka thënë se nuk do të dorëzohet në autoritetet shqiptare, por ka shtuar se ka frikë se ka “tradhtarë” në Mal të Zi” që mund të përgatisin një urdhër ekstradimi të tij.

“Gjykata më dënoi me tre vjet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes kombëtare. Dënimi ulet në një vit sepse jam njeri familjar dhe nuk kam precedent penal. Arsyetimi i gjykatës citon edhe të dhëna nga Shërbimi Kombëtar Shqiptar, i cili më përshkruan si një nacionalist serb që mbron idetë e një Serbie të madhe dhe një mik të ngushtë të Mitropolitit Amfilohije”, tha Dajkoviç.

Ai ka theksuar se nuk ka bërë asnjë kërcënim kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Shqipërisë, por siç pretendon ai, vetëm ka deklaruar “faktin famëkeq historik” se Shkodra ishte kryeqyteti i Perandorisë Serbe për shekuj me radhë.

“Nëse duhet të shkoj në burg për këtë, atëherë duhet të shkojë edhe i gjithë sistemi ynë arsimor. Nëse duhet të shkoj në burg, a do të mbahet përgjegjës ndonjë shqiptar që bën të njëjtën gjë nën flamujt e Shqipërisë dhe të UÇK-së në Mal të Zi? Këto janë standarde të dyfishta dhe pyes veten se sa mijëra vjet do të shkonin në burg shqiptarët në Mal të Zi për një akt të tillë. Unë nuk thashë se do ta shkatërroja ose pushtoja Shkodrën dhe, nëse duhet të shkoj në burg, le të jetë kështu, por nuk do të kërkoj falje”, shtoi ai.

Dajkoviq pretendon se gjithçka u bë me qëllimin për të “heshtur një serb” dhe për të dërguar mesazhin “ki kujdes çfarë bën, e njëjta gjë mund të të ndodhë edhe ty”.

“Nuk do të habitem nëse autoritetet malazeze, në një përpjekje për të kënaqur si kroatët ashtu edhe shqiptarët, Albin Kurtin dhe BE-në, do të fillonin procedurën për ekstradimin tim tek autoritetet shqiptare, por kjo vetëm sa do ta bashkonte popullin serb. Serbët nuk do të heshtin për këtë dhe unë premtoj se nuk do t’u dorëzohem vullnetarisht autoriteteve shqiptare”, theksoi Dajkoviç.

“Nuk kam frikë nga gjykatat apo autoritetet shqiptare. Kam frikë se ka mjaftueshëm tradhtarë që janë të gatshëm të lëshojnë një urdhër për ekstradimin tim nëpërmjet Interpolit”, shtoi ai.

Post navigation

Previous: E RËNDË – Ekzekutohet në Spanjë shqiptari 39- vjeçar, ishte ulur në terracën e një lokali në kompleks sportiv

TË FUNDIT

ekzekutim shqiptari spanje 2026

E RËNDË – Ekzekutohet në Spanjë shqiptari 39- vjeçar, ishte ulur në terracën e një lokali në kompleks sportiv

ShkodraWeb 10 November, 2026
maran kombetare 2026

Protesta në sheshin para Kryeministrisë, ndryshon planet e Kombëtares, ja vendimi i marrë nga FSHF

ShkodraWeb 10 November, 2026
benet beci mbrojtja 2026

“Nuk u provua ndërhyrja në tender”, mbrojtja paraqet në GJKKO 38 argumente për Benet Becin: Të shpallet i pafajshëm

ShkodraWeb 10 November, 2026

TË FUNDIT

  • “Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”, politikani pro serb në Malin e Zi dënohet me 3 vjet burgim… 10 November, 2026
  • E RËNDË – Ekzekutohet në Spanjë shqiptari 39- vjeçar, ishte ulur në terracën e një lokali në kompleks sportiv 10 November, 2026
  • Protesta në sheshin para Kryeministrisë, ndryshon planet e Kombëtares, ja vendimi i marrë nga FSHF 10 November, 2026
  • “Nuk u provua ndërhyrja në tender”, mbrojtja paraqet në GJKKO 38 argumente për Benet Becin: Të shpallet i pafajshëm 10 November, 2026
  • “Nji bilanc tragjik për vendin tonë”, reagimi i deputetes Marjana Koçeku: A thue se elektriçistët i kemi çu në luftë 10 November, 2026
  • Blerja e një banese, 76% më e shtrenjtë në raport me të ardhurat se para 10 vitesh, rekord në Europë… 10 November, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 nëntor 2026… 10 November, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 nëntor 2026… 10 November, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 nëntor 2026… 10 November, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektricisti 34- vjeçar në Shkodër… 9 November, 2026
  • “A beson dikush se ishin të ndershme?”, Trump vë në dyshim rezultatet e zgjedhjeve të mesmandatit… 9 November, 2026
  • “SPAK: Agasi e paguante për informacionet e SHISH”, rëndohet pozita e Vlora Hysenit, nën hetim për korrupsion e pastrim parash! 9 November, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

vladislav dajkovic 2026

“Përshëndetje të gjithëve nga Shkodra e lashtë serbe”, politikani pro serb në Malin e Zi dënohet me 3 vjet burgim…

ShkodraWeb 10 November, 2026
ekzekutim shqiptari spanje 2026

E RËNDË – Ekzekutohet në Spanjë shqiptari 39- vjeçar, ishte ulur në terracën e një lokali në kompleks sportiv

ShkodraWeb 10 November, 2026
maran kombetare 2026

Protesta në sheshin para Kryeministrisë, ndryshon planet e Kombëtares, ja vendimi i marrë nga FSHF

ShkodraWeb 10 November, 2026
benet beci mbrojtja 2026

“Nuk u provua ndërhyrja në tender”, mbrojtja paraqet në GJKKO 38 argumente për Benet Becin: Të shpallet i pafajshëm

ShkodraWeb 10 November, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.