Haradinaj: Për pesë vjet u larguan 766 mjekë dhe mbi 2 mijë infermierë nga Kosova

Deputeti i Aleancës, Daut Haradinaj, ka deklaruar se Kosova gjatë pesë vjetëve të fundit ka humbur qindra mjekë dhe mijëra infermierë.

Duke folur në Debat Plus në TV Dukagjini, Haradinaj ka thënë se, sipas statistikave që ka marrë, gjatë kësaj periudhe nga Kosova janë larguar 766 mjekë specializantë dhe 2 mijë e 224 infermierë.

Ai ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se vetëm gjatë vitit 2025 në Kosovë janë kthyer 171 mjekë për të jetuar dhe punuar.

Haradinaj ka shtuar se një pjesë e mjekëve që kthehen në Kosovë vijnë për t’i certifikuar diplomat, ndërsa më pas punojnë në spitale private.

“I kam marrë statistikat e largimit të mantelbardhëve prej Kosovës. Për pesë vjet janë shifra alarmante. Janë larguar 766 mjekë specializantë që e kanë lëshuar Kosovën. Asnjë nuk e ka kthyer, ata janë kthyer kanë marrë certifikim diplome, punojnë nëpër spitale private, ‘doing business perfect’. Shumë mirë që vijnë se janë të zotë, vendi ynë më mirë është të operojë në Kosovë sesa të shkojnë në vendet e rajonit, se e dini sa milionë i kemi çuar.

2 mijë e 224 infermierë, që e kanë kryer shkollën këtu, llogariteni sa iu ka kushtuar familjeve t’i krijojnë ata mantelbardhë dhe i kemi të larguar prej Kosovës. Llogaritet 14 janë ardhur në Kosovë për certifikim, sipas Odës së Mjekëve të Kosovës që ka certifikuar diploma”, ka thënë Haradinaj.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika