‘Duhet larguar Rama’/ Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzon propagandën! Brukseli kërkon zgjedhje të lira

‘Duhet larguar Rama’/ Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzon propagandën! Brukseli kërkon zgjedhje të lira

21:30, 10/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Këlliçi i cilëson deklaratat e eurodeputetëve, veçanërisht ato të kreut të Komisionit të Jashtëm, David McAllister, si një goditje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe propagandës së tij.

Sipas Këlliçit, në Bruksel u evidentuan korrupsioni, padrejtësitë dhe brutaliteti policor si shkaqet e revoltës qytetare, ndërsa propaganda e qeverisë për agjentë të huaj dhe skenarë destabilizues nuk qëndron.

Ai thekson se zgjidhja e krizës politike kalon përmes largimit të Ramës, krijimit të një qeverie teknike dhe zhvillimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Postimi i plotë:

Parlamenti Europian rrëzon Ramën bashkë me propagandën e tij banale!

Qëndrimet sot të anëtarëve të Parlamentit Europian e në veçanti të kreut të Komisionit të Jashtëm, David McAallister, ishin një goditje direkte për Edi Ramën, qeverisjen e tij dhe rrëzim i propagandës.

Ata njohën korrupsionin, padrejtësitë, arrogancën dhe brutalitetin policor të qeverisë si burimin e revoltës dhe protestave në vend.

Skenari propagandistik i Edi Ramës me agjentë të huaj, me lëvizje Antifa, apo me puçistë të brendshëm, nuk pi ujë askund!

Janë aferat e tij, korrupsioni në çdo sektor dhe inkriminimi që e kanë futur Shqipërinë në krizë.

Sot nga Brukseli ka ardhur mesazhi i qartë dhe pa ekuivok, se për të bërë zgjedhje të lira e të ndershme, duhet larguar Rama.

PE njohu sot realitetin siç është dhe ofroi zgjidhje: Qeveri teknike, zgjedhje të lira e të ndershme!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco