UEFA EURO U-17 2027: Shqipëria mbyll përgatitjet, gati për përballjen ndaj Suedisë

10 Nëntor 2026
22:37
Telesport
back button

Kombëtarja shqiptare U-17 ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Suedisë, e vlefshme për raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, UEFA EURO 2027.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore në prag të kësaj përballjeje, që do të luhet të mërkurën, më 11 nëntor, në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Gjendja e grupit paraqitet e mirë, me të gjithë lojtarët në dispozicion të stafit teknik dhe pa probleme fizike në prag të sfidës së parë të këtij mini-turneu.

Kuqezinjtë do të kërkojnë ta nisin me rezultat pozitiv këtë aventurë europiane, ku në Grupin 4 bëjnë pjesë edhe Skocia dhe Finlanda.

Ndeshja Shqipëri U-17 – Suedi U-17 do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV, duke u dhënë mundësinë të gjithë tifozëve të ndjekin nga afër Kombëtaren kuqezi në këtë sfidë të rëndësishme.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit