E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Deklarata e fortë e gazetarit: Nëse Veliaj jep dorëheqjen, del nga burgu!

Gazetari Elvi Fundo ka ngritur pikëpyetje mbi arsyen pse Erion Veliaj nuk ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, Fundo deklaroi se se dorëheqja e Veliajt nga drejtimi i bashkisë do t’i hapte rrugën për t’u kthyer në shtëpi.

Ai u shpreh se, sipas vendimit, kthimi i Veliajt në zyrë mund të krijojë rrezik për prishjen e provave.

Fundo tha Veliaj po e përdor politikisht për në Strasburg kërkesën për pjesmarrje në Asamble.

“ E para, do të tregoj pse Veliaj gënjen edhe te letra sot. Ai thotë se është drejtues politik i Tiranës, kjo është gënjeshtër. Në 21 mars të këtij viti u mblodh asambleja e PS dhe është larguar nga drejtues politik i Tiranës. Është Manastriliu dhe Balla. Është hequr edhe Spiropali. E dyta, PS e Tiranës nuk ka kryetar të zgjedhur, por drejtuesi politik është kryetari i partisë. Ai nuk është as kryetar partie dhe as drejtues politik. E treta thotë, i çojmë prokurorit të marrë masa të shkojë unë atje, por ky nuk është në kamp, është në paraburgim. Asambleja është njoftuar para 10 ditësh, ky thotë pasnesër të shkoj unë. Janë bërë disa asamble kur ka qenë në burg ky, pse nuk ka dashur të shkojë ky? Sepse do të politizojë çështjen lidhur me faktin që do të shkojë në Strasburg.

Reklamë

 Në pikën 37, në zbardhjen e vendimit të GJL, thuhet që GJK në asnjë rast nuk ka thënë se arresti me burg i Veliajt nuk është proporcional.  Thuhet nga gjykata që Veliaj duhet të qëndrojë në burg se është kryetar bashkie, pasi po të shkojë në bashki mund të prishë prova apo të përsërisë.  Nuk e kam kuptuar pse nuk ka dhënë dorëheqjen. Po të lexosh vendimin, qartazi duket se nëse Veliaj jep dorëheqjen nga bashkia, shkon në shtëpi. Erion Veliaj është në burg sot, thuhet se po të kthehet në bashki mund të prishë prova. Pra ky njeri gënjen, gënjen dhe vetëm gënjen. Gjithçka e ka me qëllim, të politizojë çështjen dhe ta përdorë në Strasburg”, tha Elvi Fundo.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.