Duka flet për Maran, zbulon pritshmëritë për kuqezinjtë dhe habit me përgjigjen për Sylvinhon
Spanjolli përjetësoi trajnerin Luis de la Fuente në trup pas triumfit në Kupën e Botës, por portugezi kishte një kërkesë të pazakontë për mbrojtësin.
Jose Mourinho ka gjetur një mënyrë origjinale për të ngacmuar Marc Cucurellën. Trajneri i Real Madridit ka sfiduar mbrojtësin spanjoll që të bëjë edhe një tatuazh tjetër në trup, këtë herë me fytyrën e tij në gjoks. Gjithçka lidhet me një premtim që Cucurella kishte bërë përpara Kupës së Botës së këtij viti. Ai kishte deklaruar se, në rast se Spanja do të fitonte trofeun, do të përjetësonte në trup portretin e trajnerit të kombëtares, Luis de la Fuente.
Premtimi u bë realitet në korrik, kur spanjollët ngritën trofeun dhe mbrojtësi u kthye në shtëpi me medaljen e kampionit dhe një tatuazh të ri. I pyetur nga radioja spanjolle Cadena Cope nëse ishte penduar për këtë vendim, Cucurella u përgjigj pa hezitim:
“Sinqerisht, nuk pendohem. E dija që do të më pyesnit për këtë. Madje, disa njerëz më kanë sugjeruar të bëj edhe një tatuazh me fytyrën e Mourinhos”. Por kjo nuk ishte thjesht një shaka. Pas transferimit të tij te Real Madridi në korrik, portugezi kishte menduar edhe një mënyrë për ta bindur mbrojtësin që ta përjetësonte në trup. “Mbaj mend që Mourinho më dërgoi një foto ku kisha gjoksin tim me fytyrën e tij të tatuazhuar”, tregoi Cucurella.
Në fakt, mbrojtësi spanjoll nuk është hera e parë që e lidh pamjen e tij me sukseset e kombëtares. Pas triumfit të Spanjës në EURO 2024, ai kishte përmbushur një tjetër premtim, duke i lyer flokët në ngjyrë të kuqe. Për momentin, portreti i De la Fuentes është i vetmi tatuazh i këtij lloji në trupin e Cucurellës. Mbetet për t’u parë nëse Mourinho do të arrijë ta bindë për ta bërë realitet edhe sfidën e tij.
Top Channel