E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Drejt Strasburgut përmes përplasjeve me Ramën? Dudushi analizon lëvizjet e Erion Veliajt

Gazetari Alban Dudushi ka analizuar lëvizjet e fundit të Kryebashkiakut Erion Veliaj. Dudushi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” u shpreh se Veliaj mund ta përdorë çdo përplasje me kryeministrin si argument në rrugën drejt Strasburgut.

Sipas tij, Veliaj mbetet një faktor i pakonsoliduar brenda PS-së, ndërsa mbetet për t’u parë se sa mbështetje gëzon në Asamblenë e partisë.

Pjesë nga intervista

Rakipi: Përplasjet Rama-Veliaj. A është taktikë? A mundet Veliaj t’i prishë punë Ramës?

Reklamë

Dudushi: Veliaj ka dy qëllime. Njëri është debati politik, ku ai do të rikuperojë figurën e tij si politikan. Dhe e dyta është rruga e tij në gjyqësor dhe vazhdimi drejt rrugës së Strasburgut. Duke qenë i burgosur, ai luan. Nëse ka një sulm të Ramës për në Asamble, ai mban shënime dhe i përdor më tej në Strasburg. Nëse i lejohet të flasë, prapë nuk ka çfarë të humbasë. Dhe ndoshta teston edhe terrenin që është në Asamblenë e PS-së, sheh kush janë mbështetësit e tij në Asamble.

Rakipi: Ka mbështetës, thua ti, brenda?

Dudushi: Erion Veliaj krijoi figurën e tij. Ka flukset e tij. Nuk e di sa janë besnikë apo jo. Por, gjithsesi, Veliaj mbetet një pushtet i paçmontuar. Sepse, ndryshe, pse Rama do të merrej me të? Brenda PS-së ka grupime të tjera që janë të pakënaqura nga Rama, por jo domosdoshmërisht mbështetës të Veliajt.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kërkuar leje SPAK që të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë kombëtare të Partisë Socilaiste, ditën e shtunë. Përmes një shkrese zyrtare të dërguar nga paraburgimi i Fierit, Veliaj i është drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, me kërkesën që t’i garantohet pjesëmarrja fizike në mbledhje ose realizimi i një lidhjeje me video.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.