Komisioni i Venecias do të vendosë nëse studentët shqiptarë të Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut do ta japin provimin e jurisprudencës 100% në gjuhën shqipe apo jo. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur t’i kërkojë mendim urgjent Komisionit të Venecias për modelin e ri të propozuar të provimit të jurisprudencës, i cili parashikon që teoria të jepet në shqip, ndërsa praktika në maqedonisht. Ministri maqedonas i Drejtësisë, Jeton Shasivari, tha se raportuesit e Komisionit të Venecias do të zhvillojnë takime me institucionet, partitë parlamentare, dekanët e pesë fakulteteve juridike dhe përfaqësuesit e organizatave studentore. Gjithashtu, do të organizohen demonstrime praktike të pjesës me shkrim në Gjykatën e Apelit në Shkup dhe të pjesës me gojë në Ministrinë e Drejtësisë.