Kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, ka vendosur sot flamurin shqiptar në objektin e komunës, pas reagimeve të shumta të VLEN-it lidhur me qëndrimet e tij kundër zhvillimit të provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.
Debati nisi pas deklaratave të Dimitrievskit, i cili gjatë ditëve të fundit paralajmëroi se ZNAM-i do të largohej nga Qeveria në rast se provimi i jurisprudencës do të zhvillohej edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes. Qëndrimet e tij shkaktuan reagime të forta në opinion.
Të lidhura
None found
Përfaqësuesit e VLEN-it kundërshtuan publikisht deklaratat e tij. Bashkëkryetari Izet Mexhiti i rikujtoi Dimitrievskit se Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë dhe i kërkoi që të largohej nga detyra e kryetarit nëse e pengonte përdorimin e shqipes.
Vendimi për vendosjen e flamurit shqiptar në objektin e Komunës së Kumanovës është marrë në një periudhë përplasjesh të forta politike për të drejtat gjuhësore, pas deklaratave të liderit të ZNAM-it dhe reagimeve të VLEN-it.








